Shëndet

Efektet e ujit në trup


Sasia e konsumimit të ujit, është jetike për organet e trupit. Veçanërisht veshkat, zemrën dhe mëlçinë.

Shumë njerëz nuk konsumojnë ujë mjaftueshëm gjatë ditës, disa nga harresa dhe disa të tjerë nga konsumimi i lëngjeve. Studiuesit kanë vërtetuar se konsumi i pakët i ujit mund të shkaktojë probleme që nga shtimi në peshë, deri tek sëmundjet serioze.

Konsumi i pamjaftueshëm hap rrugën për sëmundje në organet të tilla si veshkat, zemra dhe mëlçia. Ai mund të shkaktojë çekuilibrime në temperaturën e trupit, lëkurë të thatë, dhimbje koke dhe harresë.

Studiuesit këshillojnë:
Të mos pini lëngje në vend të ujit

Për të kryer funksionet vitale në një mënyrë të shëndetshme, këshillohet të konsumohet uji mjaftueshëm nga tre deri në pesë litra në ditë. Ata që nuk pëlqejnë shijen e ujit ose që përjetojnë përzierje të stomakut mund të ëmbëlsojnë ujin me feta të frutave ose perime të tilla si selino.

Pijet si çaji, kafja nuk duhet ta zëvendësojnë ujin.

Të ushqehen veshkat me ujë

Ndërsa mund të jetoni pa ushqim për ditë te tëra, pa ujë, mund të jetoni vetem për pak ditë. Konsumi jo i mjaftueshëm i ujit efektin më të rëndësishëm e jep tek veshkat, të cilat ushqehen me ujë. Substancat e formuara në trup si urea, kreatina dhe acidi urik që janë të dëmshme, hollohen me ujë dhe dalin nga veshkat.

Mbrohuni nga sëmundjet e zemrës me ujë

Sëmundjet e zemrës, janë të lidhura ngushtë me ujin. Në disa hulumtime që janë bërë në mes atyre që i kushtojnë vëmendje konsumit ditor të ujit dhe atyre që nuk e bëjnë këtë,  është vërejtur një ndryshim i rëndësishëm dhe kanë qenë më të predispozuar për sulme në zemër ata të cilët nuk kanë konsumuar ujë të mjaftueshëm.

Uji e shpejton metabolizmin

Konsumi i rregullt i ujit përshpejton metabolizmin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore