Shqipëria

Edi Rama – piktor – në kioskat pariziene të “Arteve të Bukura”


Artet e bukura të Edi Ramës piktor, dallojnë dhe përngjajnë me qenien e tij politike, ku pikëpresje të ndryshme segmentojnë e ndërthuren midis tyre.

Këtë qenie të tij artistike, jo pak e vlerësojnë edhe jashtë Shqipërie, siç ishte edhe rasti i revistës prestigjoze franceze, që i kushtohet arteve të bukura, “Beaux Arts Magazine”.

Thjeshtësisht në një nga kioskat e Parisit, aty shfaqet emri i një kryeministri të një vendi të vogël ballkanik.

Kioskë revistash ku pasqyrohet edhe intervista ekskluzive e kryeministrit Edi Rama, për revistën kulturore franceze “Beaux Arts”, Paris

Ashtu, në një ekstravagancë ngjyrash që e rrethon dhe e karakterizon, në një sfond të kaltër – jo karakteristik për Edi Ramën politikan – “Beaux Arts” pasqyron intervistën ekskluzive me kryeministrin artist të Shqipërisë, në një prej faqeve të kuboidit thuajse kubist e të çrregullt.

Kopertina e revistës kulturore franceze, “Beaux Arts”, për volumin tetor 2021, Paris

Francezja prestigjoze e ka reklamuar si një pjesë të rëndësishme të volumit të saj për tetorin, intervistën me Ramën.

Kryeministri Rama, si artist Rama, shfaqet këtë herë në një skenar thuajse absurd, krah një reklame të Mc Donald’s dhe gazetës tjetër kulturore franceze, “L’elephant”.

Ashtu si edhe slogani i “Beaux Arts”, arti aty, është si asnjë që mund të shihet në vend tjetër.

Radhën e kishte Rama piktor këtë herë, të shihte artin e tij aty, të pasqyruar si askund tjetër më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore