Përballje

Edhe Sevilla futet në garë për titull.


Klubi spanjoll Sevilla është bërë ekipi i katërt që futet në garën shumë interesante për titull kampion në La Liga.

Andaluzianët fituan takimin e fundit të javës së 30-të, në ndeshjen dramatike në udhëtim kundër Celta Vigos, në të cilën u shënuan plot shtatë gola.

Takimi në stadiumin “Estadio de Balaidos” të Vigos u zhbllokua që në minutën e shtatë nga Kounde i Sevillas, por në të 20-tën Aspas barazoi me 11-metërsh, i cili vetëm pas tre minutave, theu epërsinë e Sevillas, duke shënuar për 2:1.

Ndërsa në minutën e 35-të, Fernando i Sevillas barazoi rezultatin në 2:2, por pas tetë minutave Mendez riktheu përsëri epërsinë e Celtas në 3:2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Sevilla ishte më këmbëngulëse dhe presioni i skuadrës së Julen Lopeteguit u reflektua me dy gola në këtë pjesë me autorë Rakitic dhe Gomez, finalizime që mjaftuan për të marrë tre pikët e radhës, dhe për tu futur në garën për titull.

Me këtë fitore, Sevilla mbetet përsëri në vendin e katërt në tabelë, por vetëm gjashtë pikë mbrapa liderit aktual Atletico Madrid, ku në vendin e dytë dhe të tretë janë Real Madrid dhe Barcelona të cilat kanë pesë, respektivisht katër pikë më shumë se Sevilla.

Dhe tani kur kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar në kampionatin spanjoll, edhe Sevilla mund të konsiderohet një rival për titull kampion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore