Lajme

Edhe QKUK kërkon rritje pagash për 50%


Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Edhe, shoqata sindikale e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka kërkuar rritje pagash prej 50 për qind.

Përmes një komunikate nga kjo shoqatë është thënë se Ligji i Pagave përveç që është vonuar ka mangësi duke filluar nga vlera e koeficientit.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqatës sindikale të QKUK mbajtur me 06.09.2022,u vendos që të kërkohet rritje pagash preh 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij”.

Sipas tyre, edhe pse rritja ekonomike ka vazhduar në këtë sektor nuk ka pasur rritje të pagash që nga viti 2014.

“Duke u nisur nga kjo logjikë e shëndoshë se rritje pagash s’ka pasur nga viti 2014 dhe për çdo vit kemi pasur rritje ekonomike (sipas statistikave zyrtare vitin e kaluar 10 për qind), e kur ja shtojmë kësaj edhe inflacionin zyrtar mbi 19 për qind, besojmë që kjo kërkesë është mjaft argumentuese”.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Nga kjo shoqatë akoma nuk kanë marrë vendim për veprimet e ardhshme sindikalistet, por të njëjtit kanë thënë se do të vendoset në ditët në vijim.

Ndryshe, 25 gushti i gjeti sërish në greva mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore të Kosovës.

Të gjithë kanë të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove.

Më 5 shtator, Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës tha se ka ekzekutuar pagat për muajin gusht për punëtorët që janë në grevë, duke shtuar se të njëjtëve duhet t’iu pezullohen kontratat e punës.

Punonjësit e arsimit, administratës lokale dhe qendrore janë në grevë që nga 25 gushti me kërkesë për rritje pagash.

“Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për greva”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri kishte njoftuar në fund të gushtit se pagat ishin ekzekutuar pjesërisht, vetëm për ato institucione që kishin dërguar listën e punëtorëve që nuk ishin në grevë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore