Lajme

Edhe opozita serbe reagon njëjtë ndaj Klitschko-s: “Serbët kanë qenë viktima të NATO-s, jo agresorët”


SAA, parti opozitare serbe

“Partia për Liri dhe Drejtësi (SAA) dënon fuqishëm deklaratën e Kryetarit të Kievit, e cila është shtrembërim i fakteve historike dhe politike rreth Kosovës dhe popullit serb”, ka shkruar partia opozitare serbe e udhëhequr nga Dragan Xhillas.

Një deklarate autenticiteti i së cilës ende nuk është vërtetuar se Vitali Klitschko ka thënë se njëjtë sikurse  që luftuan okupatorin serb edhe ukrainasit do ta luftojnë okupatorin rus, kjo parti i reagoi duke thënë se një krahasim i tillë “nuk mund të bëhet”.

“Serbia nuk e ka okupuar dhe as sulmuar veten”, shkroi kjo parti.

SAA e cila ia mban vetes për parti me frymë perëndimore, tha se “Serbia ishte ajo që u sulmua nga pakti i NATO-s pa mandat të Këshillit të Sigurimit”.

“Fakti se shumë vende e kanë njohur Kosovës si të pavarur është gjë që përmendet nga lidershipi rus kur flet për të drejtën e një pjese të territorit të Ukrainës për t’u shkëputur nga Ukraina”, ka thënë partia e Xhillasit.

Madje, sipas tij “qytetarët serbë kanë qenë viktimat dhe jo agresori”.

“Nuk po i shihni faktit”, i thotë kjo parti Klitschko-s.

“Më duket se asnjë nga këto fakte nuk janë të njohura për majorin e Kievit, i cili po shëtitet nëpër Davos derisa qytetarët e vendit të tij po vdesin. E as nuk është në dijeni të pozicionoit zyrtar të shtetit të tij që ishin nga të parët për të dënuar bombardimin e Serbisë”, thuhet më tej në deklaratën e kësaj partie.

Megjithëse faktet janë të njohura botërisht se kush ishte agresori e kush viktima, opozita serbe nuk dallon asgjë sa i përket narracionit rreth Kosovës, dhe spastrimit etnik dhe regjimit gjenocidial të Slobodan Milosheviçit.

Aleanca Veri-Atlantike intervenoi në Kosovë në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga maçineria shtetërore serbe në krye me Slobodan Millosheviçit, regjim ky i cili la më shumë 13 mijë persona të vrarë, rreth 1 milionë të dëbuar nga vendi, mbi 20 mijë gra të dhunuara, dhe mijëra persona ende të pagjetur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore