Lajme

Edhe një hap drejtë heqjes së homologimit të automjeteve


Është votuar në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete nga ana e Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

Me shumicë votash nga anëtarët e këtij komisioni ky projektligj ka kaluar në parim, për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete.

Me anë të këtij projektligji parashihet heqja e homologimit. Po ashtu edhe mundësia e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit të pronësisë.

Në komision, përveç projektligjit për automjetet është diskutuar edhe për raportin vjetor nga Autoriteti Rregullator për Hekurudha.

Në cilësinë e Kryesueses së Komisionit, deputetja nga LVV, Fitore Pacolli ka kërkuar mos miratim të raportit pasi që nuk ka të dhëna dhe se ka pas një keqpërdorim të buxhetit prej 16 mijë euro.

Ndërsa kundër Pacollit është shprehur deputeti i PDK-së, Fadil Nura. Ai ka thënë se raporti nuk ka qenë i tillë siç u prezantua në komision pasi që ka pas një kualifilik të mirë.

“Raporti nuk ka qenë siç u prezantua këtu, sepse është prezantuar më herët dhe ka pasur kualifikim shumë të mirë. Në parim jam kundër propozimit tuaj”.

Me shumicë votash, Kuvendit i është rekomanduar që mos të votohet raporti vjetor i Autoritetit Rregullator për Hekurudha.

Me 28 maj Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete dhe njëkohësisht t’i hapet rrugë heqjes së homologimit të veturave.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar se ministritë përkatëse të linjës e kanë përkrahur propozimin e Kuvendit dhe se nga aspekti buxhetor nuk do të ketë kosto shtesë për këtë proces.

Qytetarët e Kosovës deri më tani kanë paguar rreth 26 milionë euro në 10 vitet e fund vetëm për homologimin e veturave.

Për çdo import të veturave që është bërë nga ndonjë vend tjetër është dashur të paguhet taksa prej 125 euro për homologim.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë këtë taksë dhe këtë proces e kanë vlerësuar si të panevojshëm dhe si monopol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore