Lajme

Edhe Kurti kërkon mbështetje për Kamberin: Ai është flamurtar


Shaip Kambri eputet shqiptar nga Lugina dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën numër 6 të vendvotimit në Bujanoc, në fshatin Tërnoc, gjasat që Shaip Kamberi të ruaj ulësen në Kuvendin e Serbisë janë shumë të mëdha.

Kështu, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të luginës që ta votojnë, për të shtuar zërin e tyre në kuvendin e Serbisë.

“Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend”, ka thënë Kurti.

“Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd”.

“Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”.

Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës  është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kurti.

Shaip Kamberin, Kurti e cilëson si flamurtar në parlamentin serb dhe jashtë tij. I cili përveç që tregon të vërtetën, mbron të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë, “për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputeti shqiptar i luginës, Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, më saktësisht fshatit të Tërnoc të komunës së Bujanocit, mobilizim në atë mënyrë që të votohet masovikisht kandidati për deputetët Shaip Kamberi, të dielën e 27 majit, pasi Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në vendvotimin numër gjashtë në këtë fshatë, për të tretën herë me radhë.

“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Njëjtë si kryetari i PDK-së edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, mobilizim masiv.

“Çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi. Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore