Lojëra

Edhe derrat luajnë lojëra video


Shkencëtarët kanë zbuluar pas kryerjes së një testi se derrat mund të luajnë lojëra video.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se shkencëtarët kanë trajnuar katër derra të quajtur Hamlet, Omelette, Ebony, dhe Ivory, për të përdorur një levë të stilit Arcade në mënyrë që të drejtojnë një kursor në ekranin me mure.

Sipas studjuesve, fakti që derrat e kanë kuptuar lidhjen mes levës dhe lojës nuk është një gjë e vogël. Madje, ata theksojnë faktin që derrat vazhduan të luanin edhe pas prishjes së shpërndarësit të ushqimit i cili luan rolin e një shpërblyesi për luajtjen e lojës.

Gjatë testimit, BBC sqaron se shpërndarësi i racionit ushqimor të derrave pësoi një dëmtim dhe pavarësisht kësaj, derrat vazhduan të arrinin nivelet e lojës nëpërmjet inkurajimit që u bënë studjuesit përmes thënies së disa fjalëve të mira.

“Ky lloj studimi është i rëndësishëm sepse si me çdo qenie tjetër të ndjeshme, mënyra se si ne ndërveprojmë me derrat dhe se çfarë u bëjmë atyre, ndikon dhe ka rëndësi për ta”, ka thënë doktor Candace Croney, autori kryesor i studimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore