Euro 2020

‘Edhe banka rezervë e Anglisë do të arrinte finalen’


Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, thotë që Anglia mund të arrinte në finale të Europianit, edhe po të luante me skuadrën e bankës rezervë.

Chiellini, që foli para finales së madhe, e ngriti në qiell skuadrën e Gareth Southgate.

“Më bën të qesh sepse unë mendoj që banka rezervë e Anglisë mund të arrinte një një finale Europiani”, u shpreh ai.

“Ata kanë disa futbollistë të pabesueshëm”.

Pas dështimit për kualifikimin në kupën e botës 2018, azurët po kalojnë në një periudhë të jashtëzakonshme, ku tani janë 33 ndeshje me radhë pa humbje.

“Ndjej sikur ka diçka speciale dhe magjike në këtë grup”, tha Chiellini.

“Në fillim, kur Mancini tha se duhet të mendojmë për fitimin e kampionatit, me vete u shprehëm se është e pamundur”.

“Por, ne jemi këtu tani dhe vetëm centimetri i fundit po mungon”.

Mancini, i cili kishte luajtur me ekipin e të rinjve dhe ekipin e parë të Italisë, shpreson të fitoj një trofe që i kishte munguar si futbollist.

“Kjo është gjëja më e madhë në karrierën timë”.

“Kisha mundësi të luaj për skuadrën u21 dhe skuadrën e parë, por nuk arrita të fitoj asnjë trofe”, tha Mancini.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për mua sepse unë e përfaqësojë Italinë. Shpresoj shumë të shijoj atë që më mungojë gjatë karrierës si futbollistë”.

Mancini thotë se nuk do të ndryshojë asgjë në taktikat e tij përballë Anglisë, të cilët sipas tij janë më të mirë fizikisht.

“Zakonisht, më i vogli fiton. Kjo na ka ndodhur në të kaluarën, shpresoj që të na ndodh edhe neve tani”, mbylli trajneri Italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore