Sport

Eden Hazard kërkon largimin nga Real Madrid


Eden Hazard ka kërkuar largimin më në fund.

Pas shumë zërave që Real Madrid-i dëshiron ta largojë belgun nga skuadra, tani kanë ardhur zërat që edhe vet belgu e dëshiron këtë gjë.

Gazetat spanjolle, por edhe gazetarët belg të afërt me Eden, kanë thënë që lojtari po e mendon largimin nga skuadra këtë verë.

Ai nuk është fare i lumtur, por kjo duket gjëja e duhur për t’u bërë.

Mirëpo, siç shkruhet në Marca, edhe pse ai dëshiron të largohet në fund të sezonit – ai do të mundohet që të dhurojë maksimumin në pjesën e mbetur të sezonit dhe pse jo, ndoshta, edhe të ndryshojë situatën e tij.

Në fakt, situata e tij sportive lidhet edhe pak me situatën mjekësore.

Doktorët i kishin propozuar edhe një operacion që ai të rikthehej në formën ideale, por Perez dhe vet lojtari nuk kishin pranuar.

Presidenti i Real Madrid-in po mendon ta largojë Hazard-in menjëherë, por kjo duket shumë e vëshirë.

Hazard erdhi si një transferim shumë i bujshëm në Madrid, por aventura e tij në klubin mbretëror nuk shkoi fare mirë, më shumë edhe për shkak të lëndimeve.

Destinacioni i preferuar i belgut është rikthimi te Chelsea, por deri verës edhe shumë dyer tjera mund të hapen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore