Muzikë

Ed Sheeran zbulon detaje nga prapaskenat e video klipit me Elton John


Ikonat britanike të muzikës, Ed Sheeran dhe Elton John, së fundmi kanë publikuar këngën e tyre të Krishtlindjeve, por duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë në prapaskenat e xhirimeve të video klipit, kjo pasi që ylli i “Shape of you” ka zbuluar një incident të ndodhur.

Ed Sheeran dhe Elton John.

“Ne sapo xhiruam një video muzikore për Krishtlindje. Unë pak sa nuk e vrava me një zile. Në video, ku unë isha veshur si një lloj Santa Claus seksi dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër saj. I tregova pamjet e saj sot sepse ne e ngadalësuam dhe zilja i kaloi sipër kokës dhe për pak e vrau”, ka treguar Ed.

“O Zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër. Ne kemi bërë parodi të gjitha videot e shkëlqyera muzikore britanike që erdhën në Krishtlindje”, ka shtuar ai në një intervistë për Apple Music.

Elton John dhe Ed Sheeran.

Mes tjerash, Ed Sheeran, ka treguar se fitimet e këngës i ndajnë bashkë me Elton John dhe në planet e tyre është që ato t’i dhurojnë për kauza të ndryshme humanitare.

Për 74-vjeçarin me shumë mundësi do të jetë Fondacioni i tij Elton John AIDS, i cili u themelua në vitin 1992 dhe është i përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it në mbarë botën.

Ndërkohë, Sheeran tha se do t’i dhurojë fitimet përmes Fondacionit të tij të Muzikës Ed Sheeran Suffolk, i cili ndihmon fëmijët vendas nën moshën 18 vjeç të kenë akses në instrumente dhe ose mësime muzike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore