Muzikë

Ed Sheeran kthehet me ‘Afterglow’


Këngëtari, Ed Sheeran, publikoi të hënën këngën “Afterglow”.

Është kënga e parë që ai publikon pasi u bë baba me fëmijën e parë në muajin  gusht.

Sheeran ndau këngën në profilin e tij në Instagram me një video shoqëruese ku shkruan “Hej djema. Afterglow është një këngë që kam shkruar vitin e kaluar dhe doja ta publikoja për ju. Nuk është kënga e parë nga albumi fundit, është thjesht një këngë që e dua dhe shpresoj që edhe ju ta doni. Shijojeni” !

Ai për herë të fundit ndau këngën e re që është pjesë e  albumit “Star No.6 Collaborations Project”  të mbushur me yje të vitit 2019, si Stormzy, Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B dhe shumë të tjerë.

Ky është albumi i katërt nga Sheeran, pas atij që u publikua në Mars 2017 dhe ishte albumi më i shitur në të gjithë botën për vitin 2017.

Dy këngët e para nga albumi, “Shape of You” dhe “Castle on the Hill”, thyen rekorde në një numër vendesh duke debutuar në dy pozicionet kryesore të top listave. Ai gjithashtu u bë artisti i parë që kishte dy këngë debutuese në top listën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të njëjtën javë.

Albumi i tij i katërt në studio “Star No.6 Collaborations Project” debutoi në numrin një në tregjet më të mëdha dhe nxjerr tre këngë në Mbretërinë e Bashkuar, “I Don’t Care”, “Beautiful People” dhe “Take Me Back to London”.

Kënga e re ka dy ditë që ka dalë dhe ka mbledhur më shumë se 12 milionë klikime në  platformat muzikore. 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore