Sport

E trishtë për basketbollin shqiptar, gjyqtari 24-vjeçar humb jetën


Një lajm i trishtë ka ardhur paraditen e të shtunës për basketbollin shqiptar. Gjyqtari Daniel Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Aliaj nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Ai vuante nga kanceri në këmbë dhe për fat të keq nuk ia doli.

Federata Shqiptare e Basketbollit ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyqtarit Aliaj, nëpërmjet një postimi në median sociale.

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”, thuhet në njoftimin e federatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore