Lajme

E shtunë “e zezë” në Bullgari dhe Kroaci, 22 viktima nga aksidentet


Kroacia dhe Bullgaria regjistruan të shtunën e 6 gushtit dy aksidente rrugore me një bilanc fatalitetesh prej 22 viktimash.

Fillimisht, pranë Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore u vranë 12 vetë dhe u plagosën 31 të tjerë, 18 prej tyre në gjendje të rëndë.

Kjo, pasi një autobus polak i mbushur me pelegrinë polakë rrëshqiti nga rruga dhe u përmbys.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore mbërritën në vendin e aksidentit që ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit pranë Breznicki Hum në drejtim të kryeqytetit Zagreb.

Pasagjerët ishin pelegrinë që po udhëtonin për në Medjugorje, një faltore katolike romake në Bosnjën jugore.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç.

Një aksident në Bullgari vrau katër persona dhe la të paktën tetë të plagosur, thanë autoritetet.

Autobusi po transportonte turistë në Rumani nga një udhëtim në Stamboll kur u përplas me një makinë të parkuar në anë të një autostrade.

Kjo e fundit, lidh qytetin Veliko Tarnovo me portin Danub.

Pasi ka përplasur makinën, autobusi është përplasur me një pemë.

Tre persona kanë vdekur në vend, ndërsa një i katërt ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra.

Autobusi kishte 24 pasagjerë dhe dy shoferë në kohën e aksidentit në orën 02:00 me kohën lokale të së shtunës.

Të plagosurit u dërguan në një spital urgjent aty pranë, njëri prej tyre me një dëmtim të rëndë në tru, thanë mjekët.

Në muajin nëntor, një autobus nga Maqedonia e Veriut u përplas me parmakët mbrojtëse të autostradës në Bullgarinë perëndimore duke u përfshirë nga flakët.

Ai aksident regjistroi 45 viktima, duke përfshirë 12 fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore