E rëndë në azilin në Tiranë, i moshuari vret me bastun shokun e dhomës
Rajmonda Basha
08.08.2024 9:09Loading Icons...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte të 8 gushtit në një azil privat për të moshuarit në Tiranë, ku dyshohet se një 78-vjeçar ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç.
Ky i fundit, si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç për veprën penale “Vrasja me dashje”.