Sport

E qeshura ‘e mallkuar’


Pas humbjes së Real Madrid-it në gjysmëfinalen e Champions League-s, Eden Hazard u kap duke qeshur bashkë me ish-bashkëlojtarët e tij tëChelsea-s.

Pas kësaj pati një sërë reagimesh në media dhe nga tifozët e Real Madrid-it.

Mediat spanjolle, gazetarët më të njohur dhe me më shumë ndikim kanë përjetuar kulmin e durimit pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Hazard nuk mund të vazhdojë një sekondë më tepër në Madrid”, u shpreh Josep Pedrerol, gazetar shumë i afërt me klubin madrilen.

“Ka lojtarë që janë te Real Madrid-i, por Real Madrid-i nuk është tek ata”, thotë Jose Luis Sanchez, gazetar i El Chiringuito dhe La Sexta.

Kurse, Alfredo Duro shprehet: “Ka gjëra që nuk shpjegohen, por ndihen. A duhet t’i tregoj unë se kjo gjë është mungesë respekti?

Të tjerë, si Edu Aguirre, mendojnë që Hazard ka mungesë profesionalizmi.

“Askush nuk i tregoi Hazardit se çfarë vlere ka Champions-i për Madridi-n? Askush nuk i tregoi se Madridi ka 13 Champions-e? Kjo është mungesë profesionalizmi. Nëse nuk e ndjen, së paku shtiru sikur je i mërzitur dhe futu në tunel. Jemi një hap pranë finales dhe 30 sekonda pas eliminimit, lojtari më i shtrenjtë i klubit e merr me humor humbjen, ndërkohë që njerëzit qajnë nëpër shtëpitë e tyre? Kjo dhemb. Nuk është e drejtë”, tha ai.

“Sikur të ishte vetëm qeshja… mirëpo nuk është vetëm kjo qeshje, është fakti që vjen nga lojtari më i shtrenjtë i Real-it. Po sikur të themi se u pagua shtrenjtë, e merr me humor disfatën, por sërish i falet, pasi po bën diferencën në klub… përsëri jo, ai është i padukshëm tash e dy vite. Po sikur të jetë se qeshet, u pagua shtrenjtë, është i padukshëm në fushë, por prapë në fund të ditës është një djalosh i kujdesshëm… përsëri jo. Ai erdhi në klub mbipeshë. Pra, paguhet shumë, nuk bënë diferencën, erdhi mbipeshë dhe ai qesh?! Unë kam arritur në përfundimin se: ky djalosh jeton në një planet special, të quajtur ‘Hazardland'”.

Reagime të shumta kishte edhe nga fansat në rrjetet sociale, që u treguan shumë të revoltuar me Hazard-in.

https://twitter.com/Madridi7ii/status/1390052308176756737

https://twitter.com/RMAOzil10/status/1390085290048565248

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore