Përballje

‘E para e vështirë’, Milan mposhtet përsëri


Vetëm një javë pasi pësoi humbjen e parë në Serie A, Milan ka pësuar edhe të dytën.

Për kuqezinjtë, këtë radhë ishte humbja e parë si vendas në Serie A këtë edicion.

Edhe pse e nisën më mirë, dita përfundoi në mënyrën më të keq për skuadrën e Pioli-t përballë Sassuolo-s.

Alessio Romagnoli ishte ai që gjeti golin i pari.

Pas një harkimi të bukur të Theo Hernandez, Romagnoli kërceu më së larti për të shënuar me kokë.

Mirëpo, vetëm pas tre minutash, Sassuolo gjeti golin e barazimit.

Gianluca Scamacca me një gol shumë të bukur barazoi në 1-1, në minutën e 24-të.

Pa u mbyllur dhjetë minuta tjera, rezultati tregonte 1-2 për mysafirët pas autogolit të Simon Kjaer.

Në vazhdim, Milan kishte shumë mundësi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2, dhe Milan tentoi me të gjitha forcat në pjesën e dytë, mirëpo i përhershmi Berardi vrau shpresat e kuqezinjve.

Pas një vrapimi të bukur solo, në minutën e 66-të, ai shënoi për 1-3.

Puna për Milan-in u vështirësua kur Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund, Sassuolo ruajti mirë epërsinë dhe arriti tre pikë shumë të vlefshme.

Milan mbetet me 32 pikë në vendin e dytë, me rivalët e qytetit Inter-in, që tashmë janë afruar në vetëm një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore