Përballje

E pabesueshme çfarë ka ndodhur në UFC: Edwards – kundër të gjitha shanseve – nokauton Usman, shpallet kampion


Momenti i KO-së.

Britaniku Leon Edwards me një nokaut sensacional ka mposhtur Kamaru Usman – mbretin e UFC’së – për të fituar titullin në kategorinë deri në 77 kilogram, në Salt Lake City në Utah.

Duke qenë prapa me pikë deri në raundin e pesë, Edward, 30 vjeçar, lëshoi një goditje me këmbën e majtë, për ta ngrirë në vend Usman, duke prodhuar një nga momentet më spektakolare në histori të sportit të arteve marciale të përziera.

Edwards bëhet vetëm britaniku i dytë, pas Michael Bisping në vitin 2016, që mbanë titull kampioni në UFC.

“Të gjithë keni dyshuar në mua, thoshit se s’mund ta bëjë – shihni tash”, tha Edwrads, në një fjalim të zjarrtë dhe emocionues pas fitores.

“Unë vij nga llogoret, jam ndërtuar i tillë. Jam dyshuar gjithë jetën time, por më shikoni tash”.

Britaniku me këtë fitore hakmerret ndaj Usman për humbjen që ia kishte shkaktuar në vitin 2015, derisa kjo humbje e Usman është e para e tij në UFC.

I lindur në Xhamajka,  Edwards, që pak kush e priste të fitonte, shton numrin e fitoreve të tij rresht në 10 dhe s’ka humbur qysh nga ajo humbje e 2015 nga Usman.

Komentatori legjendar i UFC-së, Joe Rogan, gjatë komentimit tha se goditja me të cikën e vuri në gjum Edwards Usmanin-in, mbase ishte goditja më e mirë që kishte parë ndonjëherë brenda kafazit.

Edwards është lindur dhe rritur në Kingston, Xhamajka, para se të vinte në Britani kur ishte nëntë vjeçar.

Babi i tij ishte udhëheqës i një grupi kriminal, çka nënkupton se Edwards-it iu ekspozua dhuna qysh në moshë të hershme.

Kur u bë 13 vjeç, babanë ia vranë, derisa atë e detyruan të futej në grupe kriminale në Birmingham.

Ikja e tij ishte përmes arteve marciale dhe iu bashkua një klubi të MMA-së.

Pas fitores ndaj Usman, Edëards emocional foli për nënën e tij.

“Kam lindur në Xhamajka i varfër. Kam jetuar në një kasolle me çati zinku. Por, më shikoni tani”.

“Goditje në kokë, i vdekur. Kaq”.

“E dija se ishte e mundur, ne mund të fitojmë tituj edhe nga Britania. Ju kam thënë”.

“Fillimisht dua ta falënderoj zotin. Nënë, të dua, të kam thënë se do ta bëja për ty, të kam thënë se do ta ndryshoj jetën. Gjithë javën e kam ndjerë se ky ishte momenti, për gjithçka që ndodhi këto dy vjet e fundit, e dija. Më shkoni tani. Jam kampion bote”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore