Sport

E nisi nga akademia e Spurs, por Broja nuk e dinte kush ishte Tottenham (VIDEO)


Featured Image Credit: Players Tribune Football/Alamy

Armando Broja nuk e dinte se kush ishte Tottenham, kur klubi i Premier League iu drejtua prindërve të tij për një transferim të mundshëm.

Sulmuesi 21-vjeçar u rrit në akademinë e Chelsea, me të cilët u aktivizua nga viti 2009 deri në 2020. Por, ajo që shumë pak njerëz dinë është se ai e filloi karrierën me rivalët londinez të Tottenham.

Image credit: Twitter

Pas provave në akademitë e Readig dhe Fulham, Broja zgjodhi përfundimisht bashkimin me Spurs. Në atë kohë ishte vetëm gjashtë vjeç.

Pas një periudhe dyvjeçare në klubin e Londrës Veriore, sulmuesi i lindur në Slough u nënshkrua nga Chelsea për të luajtur me akademinë e tyre dhe pjesa tjetër është dihet tashmë.

Broja nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në “Stamford Bridge” në shkurt 2020. Ai fillimisht shkoi te Vitesse dhe Southampton në huazim dhe tani, ai aktualisht po lufton për një vend titullari në ekipin e parë të Chelsea-t.

“Isha në Burnham Juniors, klubi i parë dhe mbaj mend që shkova në një turne,” tha ai për “Players Tribune Football” në një intervistë të fundit.

“Skauti i Tottenham-it në fakt erdhi për të parë një djalë tjetër. Më ndodhi të luaja mirë atë turne, dola golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mire”.

“Ata iu afruan mamit dhe babit tim para se unë ta dija për këtë, kështu që kur u ktheva, mamaja dhe babai im thane ‘Tottenhami erdhi tek ne’. Thjesht po mendoja, ‘Kush është Tottenham?”.

“Për shkak se isha mjaft i ri, njihja vetëm ekipin tim të Sunday league (dhe Chelsea)”, përfundoi Broja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore