Gatimi

E lehtë dhe e shijshme: Speca të mbushur me perime


Speca të mbushur me perime

Për vegjetarianët ose thjesht për ata që ndonjëherë duan një vakt pa mish, një recetë për speca të mbushur me perime dhe oriz mund t’u vijë në ndihmë.

Përbërësit:

12 paprika

150 gr oriz

2 karota

2 patate

1 qepë e vogël

1 domate

1 spec

Pak kripë

Erëza sipas dëshirës

Pak vaj

1 gotë ujë

Përgatitja:

Lani dhe pastroni specat. Pastroni kokrrat dhe i shtrydhni. Pastroni dhe lani orizin. Pastroni qepën dhe grijeni imët. Domatet pastrohen dhe priten ne copa te vogla.

Skuqini karotat dhe patatet në vaj të nxehtë, shtoni orizin, kripën dhe ujin. Ziejini pak dhe shtoni qepën, domatet dhe paprikën. Gatuani për dhjetë minuta, vendosni ujin të vlojë, shtoni erëzën dhe mbushni specat.

I vendosim në një enë rezistente ndaj zjarrit dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për 30-40 minuta. Mbi të mund të grini pak djathë nëse keni dëshirë.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore