Sport

E Konfirmon PSG, Mbappe do të mungojë ndaj Bayern-it


Kylian Mbappe do të jetë mungesa e madhe për skuadrën e tij, Paris Saint-Germain, për ndeshjen shumë të rëndësishme të 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich-ut.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi parisien, të cilët thonë se do të jenë pa yllin e tyre në ndeshjen ndaj gjermanëve.

Ndeshjen e parë, Parisi do ta luajë në shtëpi ndaj Bayern-it më 14 shkurt, ndërsa më 8 mars do të përballen në udhëtim te bavarezët.

Kujtojmë që Mbappe u dëmtua në sfidën e së mërkurës që skuadra e tij e fitoi në udhëtim te Motpellier me shifrat 1:3.

Mbappe pati paraqitje të mira në këtë sezon, duke shënuar 25 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore