Sport

E kërkon Juventus, agjenti i Jorginho tregon vendimin e mesfushorit


Agjenti i mesfushorit të Chelsea-t, Jorginho, ka treguar të ardhmen e lojtarit të bluve. Italo-braziliani ka qenë i lidhur me një rikthim nëSerie A.

Katër sezonet e fundit, Jorginho ka qenë pjesë e Chelsea-t. Synimi i mesfushorit është të qëndrojë ende në Londër.

Italiani ka luajtur rol kyç në skuadrën e Thomas Tuchel.

Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Juventus-i. Por, duket se agjenti i mesfushorit, Joao Santos, i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Chelsea është prioriteti”, tha Santos për “Tuttomercatoweb”.

“Kontrata e tij skadon në vitin 2023, mendoj se do të flasim për rinovimin nga shtatori”, vijoi ai.

30-vjeçari është aktivizuar në 188 ndeshje me Chelsea-n. 26 gola dhe tetë asiste mbajnë emrin e tij. Ai ka fituar katër trofe me blutë: Champions League, Europa League, UEFA Supercup dhe FIFA Club World Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore