Sport

E kërkon Bayern, Napoli vendos çmimin e Zielinski-t


Mesfushori polak i Napoli-t, Piot Zielinski, është pjese e listës së dëshirave të Julian Nagelsmann dhe skuadra bavareze është duke e vlerësuar nënshkrimin e tij.

Prej disa kohësh, Bayern Munich po vlerëson mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin. Polaku është rritur shumë vitet e fundit dhe duket gati për të hedhur hapin e madh në karrierë.

(Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Me dy vite të mbetura në kontratë, Napoli e ka bërë të qartë çmimin e kartonit të Zielinski-t.

Sipas italianes “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori kushton 40 milionë euro. Vetëm për këtë shumë ai mund të lëviz nga “Diego Armando Maradona” për në drejtim të “Allianz Arena”.

28-vjeçarin, Napoli e bleu në vitin 2016 nga Udinese për shifrën e 16 milionë eurove. Me fanellën napolitane ai numëron në total 281 paraqitje, 40 gola dhe 33 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore