Sport

“E kalova masën” – Adesanya i kërkon falje Holland-it


Kampioni i kategorisë së peshave të mesme në artet marciale mikse të Kampionatit Kulmor të Luftimit (UFC), Israel Adesanya, ka kërkuar falje pasi përdorimi i fjalës “përdhunim” nga ai te kundërshtari i tij Kevin Holland, ka marrë konotacion fyes dhe ka shkelur disa nga parimet e te drejtave të njeriut.

Adesanya dhe Holland u përfshinë në një betejë sharjesh e ngacmimesh në rrjetet sociale.

Adesanya postoi një video në Instagram, drejtuar kundërshtarit të tij Kevin Holland, në të cilin shpjegon hollësisht çështjen se përse Holland është përfshirë bashkë më të në një seri vërejtjesh.

31 vjeçari Adesanya, që tashmë është nënshtetas neo zelandez, e ka fshirë videon pak kohë më vonë duke postuar një shkrim sqarues se përse e ka bërë:

“E kuptoj peshën e kësaj fjale, gjithashtu edhe se si mund të ndikojë disa njerëz përveç kundërshtarit tim, megjithëse nuk qe kurrë qëllimi im”, shkroi Adesanya në Twitter.

“Unë jam ende në rritje sa i përket presionit nën vëmendje dhe do ta marrë këtë ngjarje si mësim në mënyrë që të tregojë më shumë kujdes në të ardhmen, me zgjedhjen e fjalëve”, përfundon shpjegimin Adesanya.

Ajo çka shtoi edhe më “detyrën” për të kërkuar falje, ishte reagimi i Zëvendës Kryeministrit të Zelandës së Re njëkohësisht edhe Ministri i Sportit, Grant Robertson, i cili e dënoi fjalën e përdorur nga Adesanya.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore