Përballje

E hëna para Champions-it, skuadra të mëdha zhvillojnë ndeshjet e tyre


Një ditë para se të fillojë Champions League, të gjitha top pesë ligat evropiane përveç Francës mbyllin javët në kampionate.

Bayern Munich në “Allianz Arena” pret Arminia Bielefeld për të përmbyllur javën në Bundesliga.

Kampionët e botës do tentojnë të shkëputen me shtatë pikë nga rivali i tyre kryesor, RB Leipzig.

Premier League vjen me dy ndeshje.

Në fillin nga ora 19:00 West Ham pret Sheffield United në “London Stadium”. Me fitore çekanët mund të ngjiten përkohësisht në zonën Champions, deri sa të përfundoj ndeshja e Chelsea-s.

Blutë presin Newscastle në “Stamford Bridge”. Një fitore e mundshme, skuadra e Tuchel do ngjitej në vendin e katërt, me 42 pikë.

Spanja dhe Italia vijnë me ndeshje të skuadrave që luftojnë për mbijetes dhe evropë.

Cadiz pret Athletic Bilbao-n me fillim nga ora 21:00 në La Liga.

Kurse në Serie A, zhvillohet ndeshja mes Verona – Parma, në orën 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore