Pajisje

E gjeni veten duke humbur në ‘tabs’? Në tre hapa zgjidhni këtë problem


Shumë prej nesh gjatë hulumtimit në internet e gjemë veten duket hapur shumë “Tabs” dhe kështu humbet rendi dhe me te vërtet shkaktohet një lloj shqetësimi. Ky artikull ka për synim të ju ri fokusoj në atë që është e rëndësishme dhe të lehtësoj të gjithë procedurën e hulumtimit në internet.

Nëse “browser” i juaj duket kështu ne do të ju ndihmojmë të shndërrohet atë në diçka tjetër. Me poshtë do familjarizoheni me konceptin e grupimeve. Për të kuptuar këtë koncept më mirë vetëm mendojeni sikur te ishte një “Desktop” dhe në të ne po krijojmë “Folders”.

Klikoni me të djathtën mbi një faqe qe dëshironi ta shtoni në një grup. Pastaj klikoni mbi “Add tab to new group”.

Pasi që klikoni në “Add tab to new group” hapet dritarja si më poshtë ku mund ti vendosni grupit një emër dhe ngjyrat që asociacionet me të.

Deri më tani ju keni krijuar një grup, por tash lind pyetja radhës – Si të shtoj më shumë brenda këtij grupi? Klikoni me të djathtën mbi dritaren e radhës në rastin ton është YouTube pastaj  “Add tab to new group”. Këtu shfaqen dy opsione ku njëra prej tyre na lejon te shtojmë atë faqe në një grup ekzistues ose të krijojmë një grup të ri.

Në rastin tonë ne e vendosem brenda grupit fillestar. Nëse klikojmë në pikën ajo do minimizoj faqet dhe browser do fitoj një pamje të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore