Përballje

E diela në La Liga sjell derbin mes Barcelonës dhe Atletico Madrid-it


Barcelona pret Atletico Madrid-in në derbin e së dielës në La Liga Santander në ora 16:15, ku lojtarët e Xavi Hernandez kërkojnë të mposhtin skuadrën e Diego Simeone në vendin e katërt.

Katalanasit nuk kanë grumbulluar dy fitore radhazi në ligë që nga nëntori, por ata janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në La Liga.

Atletico gjithashtu ka luftuar për qëndrueshmëri, por dy fitore nga tre të fundit i kanë kthyer ata në rrugën e duhur.

Nënshkrimet e reja të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Adama Traore janë të dy në dispozicion, dhe dyshja pritet të fillojë në bankën rezervë.

Luuk de Jong, i cili ka shënuar dy herë në tre ndeshjet e tij të fundit në ligë, mund të jetë titullar në rolin e qendërsulmuesit.

Formacioni i parashikuar i Barcelonës: Ter Stegen; Alves, Araujo, Pique, Alba; F. De Jong, Busquets, Pedri; Torres, L. De Jong, Gavi.

Geoffrey Kondogbia, Antoine Griezmann dhe Marcos Llorente do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Formacioni i parashikuar i Atletico Madrid: Oblak; Wass, Gimenez, Savic, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Lemar; Correa, Suarez.

Në ora 21:00 për të përmbyllur të dielën në La Liga, Real Madrid-i përballet me Granada-n në ora 21:00.

Los Blancos radhiten në pozitën e parë me 50 pikë, vetëm tre më shumë se pozita e dytë, Sevilla.

Ndërsa Granada radhiten në pozitën e 16-të me 24 pikë, dhe do kërkojnë fitoren për t’u larguar nga tre pozitat e fundit, të cilat kalojnë në ligën e dytë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Real Madrid-i kanë tre fitore, një humbje dhe një barazim.

Ndërsa Granada ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndeshje të tjera të cilat do të luhen të dielën janë:

Valencia – Real Sociedad

Real Betis – Villareal

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore