Përballje

E diela në La Liga sjell derbin e qytetit të Madridit


Gjatë të dielës në La Liga do të luhen katër ndeshje, ku njëra nga duelet është derbi i qytetit të Madridit.

Ndeshja kryesore e kësaj të diele do jetë derbi mes Real Madrid-it dhe Atletico Madrid-it, e cila fillon në ora 21:00.

Real Madrid-i po kalojnë një formë shumë të mirë, ku nuk kanë humbur në 12 ndeshjet e tyre të fundit.

Atletico Madrid në anën tjetër ka tre fitore e dy humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Vinicius Jr dhe Karim Benzema po kalojnë një sezon të paharrueshëm, të cilët po ndihmojnë Los Blancos të fitojnë La Ligën lehtësisht.

Momentalisht, Real Madrid-i radhiten të parët me 39 pikë, ndërsa Atletico Madrid-i janë në pozitën e katërt me 10 pikë më pak se Los Blancos.

Në anën tjetër, në ora 16:15 do të përballen Osasuna dhe Barcelona ku të dy skuadrat do kërkojnë pikët maksimale pasi janë shumë afër në radhitjen tabelore.

Katalunasit kthehen në aksion pas një humbjeje tragjike përballë Bayern Munich-ut, e cila i dërgoi ata në Europa League.

Barcelona kanë një rekord prej dy fitoresh, dy humbjesh dhe një barazim në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Ndërsa Osasuna, në pesë ndeshjet e fundit ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Deri më tani, Barcelona radhiten në pozitën e tetë me 23 pikë, kurse Osasuna janë në vendin e 11-të me 21 pikë.

Ndeshjet e tjera që do luhen gjatë të dielës në La Liga janë:

Villareal – Rayo Vallecano 14:00

Real Betis – Real Sociedad 16:15

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore