Sport

E bujshme nga Anglia, Barcelona dhe Arsenal-i gati të shkëmbejnë ‘të padëshiruarit’


Arsenal-i dhe Barcelona pritet të bëjnë një shkëmbim të bujshëm këtë merkato dimërore. Sipas lajmeve që vijnë nga britanikja “Daily Express”, Mikel Arteta dhe Xavi Hernandez-i janë të gatshëm të ofrojnë në shkëmbim dëshirat e njëri-tjetrit dhe “dështimet” e klubeve përkatëse.

Në bazë të këtyre lajmeve, Pierre-Emerick Aubameyang-u do të kalonte në “Camp Nou”dhe Philippe Coutinho në “Emirates”.

Sulmuesi i Arsenal-it, tashmë në moshën 32-vjeçare, ka kontratë me “topçinjtë” deri në qershorin e 2023. Kontratë të ngjashme ka dhe braziliani me katalanasit, por është tre vite më i vogël në moshë.

Sipas “Transfermarkt”-it, kartoni i sulmuesit nga Gaboni vlerësohet rreth 15 milionë euro. Ndërsa, kartoni i 29-vjeçarit brazilian vlerësohet 20 milionë euro.

Për shërbimet e Coutinho-s, Barcelona pagoi te Liverpool-i në vitin 2018 plot 135 milionë euro. Braziliani kurrë nuk ka bindur në “Camp Nou” dhe tashmë është koha të largohet.

Arsenal-i pagoi te Borussia Dortmund-i në vitin 2018 rreth 65 milionë euro për të marrë shërbimet e Aubameyang-ut.

Sulmuesi ka qenë një pikë e fortë për skuadrën londineze, por tashmë pas edhe veprimeve të fundit, ku është dënuar disa herë nga klubi pasi ka shkelur rregulloret e brendshme, duke më larg se kurrë.

Aubameyang-u është aktivizuar në 165 takime me Arsenal-in. 52 gola dhe 29 asiste mbajnë emrin e tij. Në krahun tjetër, Coutinho me Barcelona-n ka realizuar 106 ndeshje, 25 gola dhe 13 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore