Sport

E ardhmja e Zidane në ajër


Futbollistët e Real Madrid-it besojnë që Zidane do të largohet në fund të sezonit.

Kështu raporton Mario Cortegana i portalit Goal dhe e përditshmja spanjolle Marca.

Florentino Perez dhe Zidane kanë folur rreth të ardhmes së francezit në klub, dhe vendimi tani është në duart e Zidane.

Gjithsesi, klubi madrilen po shikon për alternativa nëse Zidane vendosë të largohet.

Siç raporton Marca, Raul është i pari në listë për të zëvendësuar Zidane-n.

Por, përveç tij, Florentino Perez ka pëlqime edhe për dy emra tjerë, ata janë Joachin Low dhe Max Allegri.

Real Madrid-i dëshiron që Zidanë të qëndroj, por trajneri është shumë i lodhur me situatën në klub që ka ardhur si shkak i Covidit. Zinedine po ashtu është shumë i pakënaqur nga kritikat.

Dëshira e trajnerit është që një ditë të jetë në stolin e kombëtares franceze.

Real Madrid-i është goditur plot 59 herë nga lëndimet këtë sezon, dhe arritjet që ka pasur klubi këtë sezon shumë i konsiderojnë si mrekulli të Zidane.

Madrilenët arritën deri në gjysmëfinale të Champions League-s dhe janë ende me të dyja këmbët në garë për të fituar La Liga-n.

Se a do të jetë Zidane apo dikush tjetër në stolin e Real Madrid sezonin e ardhshëm, një gjë është e qartë: Duhet të ndodhë një ndryshim i madh në grupin e lojtarëve madrilen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore