Sport

E ardhmja e Lacazette-s zgjidhet në verë


Sulmuesi francez i Arsenal-it, Alexandre Lacazette do të vendosë në verë lidhur me të ardhmen e tij te topçinjtë, pasi vitin e ardhshëm hynë në vitin e fundit të kontratës.

Mikel Arteta ka konfirmuar se ai do e presë francezin deri në verë, për të zgjidhur çështjen e së ardhmes së tij. Për lojtarin kanë shfaqur interes Roma, Sevilla dhe Altetico Madrid-i.

Sipas The Guardian, trajneri Arteta do të vlerësoj performancën e Lacazette-s deri në fund të sezonit. Sulmuesi ka 13 gola në të gjitha garat këtë sezon.

“Situatën me Laca do e trajtojmë në verë, do të flasim me të dhe thjesht do të propozojmë të ardhmen që duam dhe kjo është e gjitha”, tha Arteta.

“Gjithçka lidhet me ate se ku jemi, sa fitojmë dhe ku do të luajmë sezonin e ardhshëm. Nuk ka përjashtime dhe të gjithë duhet të jemi të qartë me këtë”.

Lacazette u bashkua nga Lyon-i për 46.5 milionë paund në korrik të 2017 dhe së shpejti do të mbush 30-vjeç. Ndërkohë paraqitjet e tij, në ndeshjet e fundit janë të kënaqshme për Arteta-n dhe mund të rezultojnë në ofrimin e një kontrate të re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore