Bota

E ardhmja e Erasmus+ pritet të jetë online


Programi evropian, Erasmus+, po mendohet të kthehet në një program shkëmbimi online mes studentëve të Bashkimit Evropian (BE), në vitin 2021.

Ky është një program i BE-së që ka për qëllim ndikimin në jetën e studentëve. Ata kalojnë nëpër përvoja të ndryshme duke studiuar ose përfunduar një praktikë në vendet evropiane, vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet skandinave e aziatike.

Përvoja e Erasmus+ prezanton pjesëmarrësit e këtij programi në botë me perspektiva dhe kultura të reja.

Shpërthimi i COVID-19 ka ndikuar negativisht në aktivitetet e vazhdueshme ose të planifikuara nën programin Erasmus + në 2020 dhe shumica e mobilitetit të programit Erasmus+ ka shumë të ngjarë të vazhdojë në internet në 2021.

Qëllimi i Marrëveshjes së Mësimit nga Komisioni Evropian është të sigurojë një përgatitje transparente dhe efikase të shkëmbimit për t’u siguruar që studenti merr njohje për aktivitetet e kryera me sukses jashtë vendit. Kjo mësimdhënie po mendohet të zhvillohet online ose në mënyrë hibride, me prezencë fizike dhe online, nga Komisioni Evropian.

Marrëveshja e mësimit përcakton programin e studimeve ose praktikën që do të ndiqet jashtë vendit dhe duhet të aprovohet nga studenti, institucioni dërgues dhe pritës, organizata ose ndërmarrja përpara fillimit të shkëmbimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore