Sport

E ardhmja e Barcelona-s u tregua kundër Bayern-it


Edhe pse ndeshja e Barcelona-s përballë Bayern Munich-ut në Champions League përfundoi jo si donin shumica e të pranishmëve në “Camp Nou” (0-3), ajo tregoi diçka pozitive.

Ronald Koeman në pjesën e dytë përfshiu në lojë tre lojtarë të rinjë. Lojtarë të cilët janë pothuajse të panjohur larg ambienteve të klubit blaugrana.

Gavi 17-vjeçar, Alejandro Balde 17-vjeçar dhe Yusuf Demir 18-vjeçar ishin tre lojtarët që debutuan në Champions League me Barçën përballë Bayern-it.

Gavi

Gavi është produkt i akademisë së Barcelona-s, me të cilët është stërvitur që nga viti 2015, kohë kur mbërriti nga të rinjtë e Real Betis-it.

Balde është gjithashtu produkt i akademisë së Barcelona-s. Ai është pjesë e klubit që nga vtiti 2018.

Alejandro Balde

Demir, në ndryshim nga dy të parët nuk është produkt i akademisë së Barcelona-s. Austriaku është rritur në akademitë e futbollit të Rapid Vienna-s. Aktualisht ai është në huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro nga austriakët.

Ndaj Bayern-it, Gavi u aktivizua 31 minuta në pjesën e dytë, pasi zëvendësoi Sergio Busquets-in. Ai kreu 17 prekje të topit dhe saktësin e pasimeve e kishte 91%.

Balde u aktivizua 16 minuta në pjesën e dytë, pasi zëvendësoi Jordi Alba-n. Edhe për të ishin 17 prekje të topit, ndërsa saktësia e pasimeve ishte 83%.

Yusuf Demir

Demir u zktivizua 31 minuta në pjesën e dytë, pasi zëvendësoi Sergi Roberto-n. Austriaku pati 19 prekje të topit dhe saktësin e pasimeve e kishte 85%.

Gavi është pjesë e Spanjës U-18, Balde e Spanjës U-19 dhe Demir luan për ekipin e parë të Austrisë. Të tre lojtarët pritet të jenë shtyllat e ekipit në të ardhmen, së bashku me lojtarë si Ansu Fati, Eric Garcia dhe Pedri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore