Pajisje

Dyqanet e Amazon-it me blerje biometrike


Kompania teknologjike, Amazon, ka njoftuar për hapjen e teknologjisë biometrike në dyqanet e saj, Whole Foods, në Seattle, ku blerësit mund të paguajnë për produktet përmes skanimit të pëllëmbës së dorës.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se lëvizja e kompanisë shfaq një përpjekje të Amazon-it për të sjellë disa nga teknologjitë që mund të jetë të përdorshme në dyqanet e saj fizikë.

Sipas kompanisë, sistemi i quajtur Amazon One, lejon klientët të shoqërojnë një kartë krediti me shtypjen e pëllëmbës duke ofruar një alternativë pa kontakte ndaj parave të gatshme dhe pagesave me kartë.

Teknologjia e re ndalon mënyrën e prezantuar më parë nga kompania për  mospërdorimin e parave në Whole Foods, e cila u kritikua pasi do të çonte në shkurtime të vendeve të punës.

Kjo pasi sistemi Amazon One kërkon ende skanimin e artikujve në arkë dhe nuk do të ndikojë në vazhdimësinë e punëve në dyqanet Whole Foods në Seattle.

Lidhur me planet e mëvonshme, Amazon-i ka deklaruar se teknologjia e re biometrike e blerjes do të zgjerohet në shtatë dyqane të tjera gjatë muajve të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore