Lajme

Dyqanet belge hapen nën udhëzime të reja ndaj COVID-19


Dyqanet u rihapën në Belgjikë më 27 mars. Sipas udhëzimeve të reja të vendosura nga qeveria belge klientëve u kërkohet të rezervojnë paraprakisht një periudhë kohe, për të blerë produkte, për të marrë porositë e kryera online apo për të kthyer produktet e blera.

Pas rritjes së kurbës të të prekurve me COVID-19, Belgjika po rivendos masa të rrepta bllokimi. Sipas rregullave të reja, nga 27 marsi dyqanet jo të domosdoshme mund të qëndrojnë të hapura, por klientët do të duhet të rezervojnë më parë takime.

Parukeritë dhe sallonet e bukurisë do të qëndrojnë të mbyllur deri më 25 prill.  Nga 29 marsi shkollat do të mbyllen gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore