Sport

Dybala, Arthur dhe McKennie suspendohen pasi thyen rregullat e COVID-19


Treshja e Juventusit Arthur Melo, Paulo Dybala dhe Weston McKennie janë lënë jashtë nga trajneri Andrea Pirlo dhe do dwnohen me 300 mijë euro si ndëshkim për shkeljen e protokolleve të koronavirusit.

Gazeta italiane La Stampa raportoi se policia u thirr në shtëpinë e McKennie të mërkurën për të prishur një tubim, ku merrnin pjesë edhe Dybala me Arthur.

Kjo nuk është koha e duhur që të mungojnë lojtarët “kyq” të kampionët në fuqi, pasi Juventus nuk është në një pozicion jo të mirë në Serie A, ku ata në ndeshjen e fundit humbën përball Benevetos me rezultat 1:0.

“Dita e nesërme është shumë e rëndësishme, ne do të flasim me njëri-tjetrin para ndeshjes në mënyrë që ta përballojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do luajmë për të fituar”, tha Pirlo.

“Pas humbjeve përballë Benevetos, duhet të ngrihemi dhe të reagojmë sa më mirë. Ne jemi gati ta bëjmë atë, ne do të tregojmë krenari të madhe, ne kemi kampionë dhe një grup të shkëlqyeshëm që duan të fitojnë.”

Pirlo do të ketë në dispozicion Alex Sandron pasi u kthye në stërvitje pa ndonjë problem, ndërsa Danilo ofron një mundësi për Juventisin në mbrojtje ose në mesfushë.

Torino ka fituar vetëm një nga 29 derbitë e tyre të fundit në Serie A përballë Juventus, megjithatë ata kanë nevojë të madhe për pikë pasi për momentin ndodhen në pozitën  17-të, ku mund të rrezikojnë edhe të bien nga Serie A.

Përpara derbit me Torinon, Pirlo konfirmoi që tre lojtarët nuk do të përfshiheshin, dhe nuk e bëri të qartë saktësisht se kur do të kthehen me ekipin e parë.

“Të tre lojtarët e përfshirë në  nuk thirren për ndeshjen me Torinon dhe ne do të shohim kur ata do të rinisin”, tha shefi i Juve të premten.

“Unë mora vendimin për të mos i thirrur ata, klubi bëri pjesën tjetër “.

Për Dybala, është pengesa e fundit në një sezon të vështirë. Sulmuesi është paraqitur në vetëm 11 ndeshje të Serie A në 2020-21 dhe është injoruar që nga barazimi me Porton në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi, kërkoi falje përmes Instagram të premten pasi kishte marrë pjesë në mbledhjen me kolegët e tij, duke shtuar: “Unë e di se në një moment kaq të vështirë për botën me COVID do të kishte qenë më mirë të mos bëja një gabim, por unë bëra gabimin duke qëndruar për darkë “.

Juventusit, gjithashtu i mungojnë mbrojtësit pasi, Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral rezultuan pozitivë me koronavirus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore