Lajme

Dy zyrtarë policorë të lënduar në aksionin simbolik të PSD-së në Kosovë


Aktivistët e Partisë Socialdemokrate në Kosovë kanë zhvilluar një aksion simbolik duke vendosur një parullë në ndërtesën e Qeverisë.

Pas vendosjes së mbishkrimit ka ndërhyrë Policia e cila është përleshur me aktivistë të PSD-së. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Albanian Post se gjatë këtij aksion janë lënduar dy zyrtarë policorë.

“Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, paraprakisht nuk janë njoftuar për protestën e partisë së Dardan Molliqajt.

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë vendosur shkrimin “Krejt dhe drejt = i gjithë pushteti sovjetëve” duke tërhequr paralele mes sloganit të VV-së dhe një parulle bolshevike.

Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se slogani i Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” duket si “diçka e re kundër të vjetrës”. Megjithatë, sipas tij, kjo është vetëm “në lexim të parë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore