Lajme

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur dhe 14 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 153 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 74 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 95.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë nëntë mijë e 795.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 824 mijë e 278 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 632 mijë e 567.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë katër persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore