Lajme

Dy të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur nga COVID-19 dhe 133 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga katër mijë e 139 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 805 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë gjashtë mijë e 77.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 925.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 751 mijë e 280 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 474 mijë e 783.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë pesë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore