Shqipëria

Dy të plagosur, aksident në Rrugën e Kombit


Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin  e 27 janarit. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kombit, afër Fangut.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për mjekim. Dy automjetet që janë përplasur janë me targa të Kosovës.

Nga informacionet e deritanishme përplasja mendohet të ketë ndodhur prej një parakalimi të gabuar.

Grupi hetimor dhe polica ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore