Bota

Dy të akuzuarit për çështjen Ghosn, do të ekstradohen në Japoni


Një ish-ushtarak i forcave speciale, Bereta e Gjelbër, do të ekstradohet në Japoni për tu përballur me akuzën penale në arratisjen e Carlos Ghosn, ish-kryetarit të Nissan Motor Co nga Japonia.

Michael L. Taylor, 60 vjeç dhe djali i tij, Peter M.Taylor, 27 vjeç, kanë qenë në një burg në zonën e Bostonit që nga muaji maj.

Autoritetet kanë ngritur akuzën për krime të pretenduara se ata ndihmuan Ghosn-in të largohet nga vendi në fund të vitit 2019, duke fshehur brenda paisjeve muzikore.

Indira Talwani, gjyqtarja e rrethit amerikan, refuzoi të enjten peticionin e Taylors për të ndaluar ekstrademin e tij udhëruar nga Departamenti Amerikan të Shtetit.

Taylors ka argumentuar ndër të tjera se do të përballeshin me tortura dhe trajtim të padrejtë në Japoni.

Talwani u shpreh  se pavarësisht kushteve të vështira të burgut në Japoni vendimi për ekstradim nuk do të ndryshojë.

Avokatët e Taylors paraqitën propozimin për apelim të vendimit. Ato nuk mohuan pjesëmarrjen e dyshes në arratisje, por argumentuan se Peter dhe Michael nuk kanë kryer një krim në Japoni. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore