Kosova

Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar dy persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 328 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 14 persona.

Numri total i rasteve i të shëruarve është mbi 105 mijë persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 162.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore