Sport

Dy pikë për tre skuadra


La Liga e tetë javëve të fundit premton të jetë një ndër mbylljet më interesante të kampionateve evropiane në vitet e fundit.

Pas barazimit të Atletico-s në fushën e Betis-it dhe fitoren e Real Madrid-it përballë Barcelonës në El Clasico, dy pikë është diferenca e tre skuadrave të para në La Liga.

“Los Rojiblancos” nuk arritën të shkojnë më shumë se barazimi në “Benito Villamarin”.

Në fakt, me mënyrën si shkoj ndeshja, skuadra e Simeone-s ishte shumë me fat që nxorri një pikë nga ky takim.

Java e 30-të e La Ligës mbyllet sonte, me duelin Celta Vigo – Sevilla.

Mysafirët kanë mundësi të afrohen jashtëzakonisht shumë me kreun, në rast të fitores.

Atletico 67, Real Madrid 66, Barcelona 65, kjo është gjendja pas 30 javëve të luajtura në Spanjë.

Duke parë tetë ndeshjet e fundit, avantazh mund të thuhet që ka Real Madrid-i, sepse dy skuadrat tjera zhvillojnë ndeshjen direkte në “Camp Nou” më 9 maj.

Tetë ndeshjet e fundit për të treja skuadrat.

(V) Vendas, (M) Mysafir.

Atletico Madrid: Eibar (V), Huesca (V), Bilbao (M), Elche (M), Barcelona (M), Sociedad (V), Osasuna (V), Valladolid (V).

Real Madrid: Getafe (M), Cadiz (M), Real Betis (V), Osasuna (V), Sevilla (V), Granada (M), Bilbao (M), Villarreal (V).

Barcelona: Getafe (V), Villarreal (M), Granada (V), Valencia (M), Atl. Madrid (V), Levante (M), Celta Vigo (V), Eibar (M).

Një maraton e jashtëzakonshme, me tre skuadra të mrekullueshme, të cilat ndeshin brinjët për trofeun më prestigjioz në futbollin spanjoll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore