Sport

Dy klube të mëdha në Serinë A duan Buffon-in


Portieri i Juventus-it, Gianluigi Buffon, njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të sezonit do të largohet nga Zonja e Vjetër. Sipas mediave italiane, për Buffon-in ka dy oferta nga klube të mëdha në Serinë A.

Roma dhe Milan-i janë dy klubet e interesuara për të nënshkruar me gardianin e portës së Juves. Ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Juventus-in dhe do të jetë transferim i lirë në fund të sezonit.

Mediat raportojnë se Milan-i kërkon Buffon-in nëse Gianluigi Donnarumma nuk nënshkruan kontratën e re dhe largohet.

Ndërsa, Roma e kërkon sepse trajneri i ri i tyre, Jose Mourinho, kërkon të nënshkruajë me lojtarë të cilët e njohin Serinë A dhe ndihmojnë ekipin në arritjen e objektivave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore