Përballje

Dy javë më vonë, Arsenal dhe Wolves përballen përsëri


Vetëm dy javë më parë, Arsenal dhe Wolves u përballen më njëra-tjetrën në kuadër të Premier League.

Ndeshja në “Molineux”, shumë e luftuar, përfundoi me fitoren 0-1 të Arsenal.

Ajo ndeshje ishte realisht e fazës së dytë, pasi ndeshja e fazës së parë u shty atë botë për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.

Sot, ajo ndeshje e shtyrë do të luhet.

Në Emirates, topçinjtë presin ujqërit në një ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e luftës për garat Evropiane në Premier League.

Arsenal në këtë fazë ka tri ndeshje më pak, derisa Wolves ka dy më pak, sonte të dy skuadrat do të afrohen nga një ndeshje me skuadrat tjera.

Të parët, kanë 42 pikë në tabelë, dhe nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura – atëherë ata do të ngjiten në kuotën e 51 pikëve në vendin e tretë.

Wolves në anën tjetër, me 40 pikë, nëse fiton të dy ndeshjet e mbetura, do të ngjitet në vendin e katërt me 46 pikë – aq sa ka edhe Manchester United.

Me fillim në orën 20:45, “Emirates” pret spektakël të futbollit anglez derisa në Evropë disa nga ekipet më të mëdha luajnë në kuadër të Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore