Lajme

Dy ish-zyrtarë tajvanezë akuzohen se spiunuan për Kinën


Një oficer i marinës në pension dhe një ish-deputet i parlamentit të Tajvanit u akuzuan të enjten në lidhje me një përpjekje të dyshuar për të krijuar një rrjet spiunazhi për Kinën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

“Hsia Fu-hsiang, ish-zëvendës drejtori i departamentit të luftës politike të marinës dhe ish-deputeti Lo Chih-ming i kanë ofruar personelit të inteligjencës kineze mundësi për të kontaktuar dhe madje rekrutuar gjeneralët tanë në pension si pjesë e veprimeve të tyre për të zhvilluar një rrjet për organizatat kineze”, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Kaohsiung.

Dy burrat ishin përfshirë që nga viti 2013 në organizatat kineze që punojnë për të “promovuar bashkimin e (Tajvanit) me Kinën” duke rekrutuar gjeneralë në pension, shtoi zyra e prokurorit.

Hsia Fu-hsiang dhe Lo Chih-ming kontaktuan të paktën 48 oficerë ushtarakë të rangut të lartë në pension dhe organizuan 13 udhëtime me pagesë për ta, thanë prokurorët, duke paralajmëruar oficerët e tjerë në pension të veprojnë në emër të Pekinit.

“Ne u bëjmë thirrje oficerëve ushtarakë në pension të tregojnë kujdes në lidhje me përfitimet e paarsyeshme të ofruara kur udhëtojnë në ngjarje në Kinë, për të shmangur rënien në grackat e Pekinit”, shtuan prokurorët.

Të dy burrat u arrestuan në janar. Ata përballen me 5 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Çështja u shfaq menjëherë pasi prokurorët nisën një hetim që synonte një kolonel në pension të Forcave Ajrore, i dyshuar për rekrutim të të paktën gjashtë oficerëve aktivë të Forcave Ajrore dhe Forcave të Marinës së Tajvanit në emër të Pekinit.

Një numër ish-personeli ushtarak i rangut të lartë tajvanez janë akuzuar për krijimin e unazave të spiunazhit për Pekinin vitet e fundit.

Në janar, një gjeneral-major në pension i Forcave Ajrore u dënua me katër vjet burgim me kusht për pranimin e darkave dhe udhëtimeve të ofruara nga një biznesmen nga Hong Kongu i dyshuar se vepronte për llogari të Pekinit.

Kina pretendon ishullin demokratik dhe vetëqeverisës të Tajvanit si pjesë të territorit të saj, të cilin dëshiron ta marrë përsëri, me forcë nëse është e nevojshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore