Përballje

Dy finalistët e 2020, Heat dhe Lakers humbasin përballë Blazers e 76ers


Ndeshjet e së enjtes kishin përfundime dramatike në NBA. Portland Trail Blazers arritën fitore përball Miami Heat dhe Philadelphia fituan kundër kampionëve në fuqi, Los Angeles Lakers.

Ndeshja mes Blazers e Heat ishte e barazpeshuar deri në minutat e fundit ku duhej një fitues.

Në fund të pjesës së parë, Blazers kishin epërsi prej vetëm një pike, ndërsa çereku i tretë, përfundoi me rezultat të barabartë 91:91.

Por, gjithçka u vendos në fund të ndeshjes ku Blazers fituan me rezultat 125:122.

Miami Heat ditën e enjte kanë siguruar yllin, Victor Oladipo, por ai natyrisht nuk mundi të ishte prezent, por  Heat priten të mos humbin shumë lojë si kjo me Blazers, me Oladipon në skuadër.

Blazers përfituan nga mungesa e Jimmy Butler dhe e shfrytëzuan atë në maksimum duke fituar ndeshjen.

CJ McCollum ishte vendimtar në fitoren e Blazers, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga lëndimi, por pati një performancë fantastike me 35 pikë.

Më të mirët te Blazers ishin CJ McCollum me 35 pikë e 8 asistime, Damian Lillard me 22 pikë e 9 asistime, Enes Kanter me 18 pikë e 16 kërcime dhe Carmelo Anthony me 20 pikë.

Kurse te Heat më të dalluarit ishin Bam Adebayo me 29 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, Tyler Herro me 29 pike e 8 asistime dhe Kendrick Nunn me 22 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=TJf3yOTiisA&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshja mes 76ers dhe Lakers ishte interesante po ashtu, edhe pse të dy ekipeve iu mungonin super yjet e tyre.

76ers mposhtën Lakers me rezultat të ngushtë 109:101.

Ish lojtarët e Lakers, Danny Green dhe Dwight Howard në këtë ndeshje morën unazat për fitoren e titullit në sezonin e kaluar të vitit 2020.

Danny Green pati një performancë të shkëlqyer ku iu hakmorr, në një mënyrë ish ekipit të tij duke i shënuar 28 pikë.

Më të dalluarit te 76ers ishin Danny Green me 28 pikë, Seth Curry me 19 pike dhe Ben Simmons me 9 pikë, 7 këcime e 12 asistime.

Ndërsa te Lakers, në mungesë të Lebron James e Anthony Davis, më të mirët ishin Kyle Kuzma me 25 pikë e 9 kërcime, Dennis Schroder me 20 pikë e 11 asistime dhe Montrezl Harell me 20 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=j9k7uozaY8g&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore