Lajme

Dy filozofë serbë letër Vuçiçit: “Tani janë Biden dhe Hill në skenë, s’mund të gënjesh më për Kosovën”


Dy filozofët dhe politilogët dhe profesorët në Universitetin e Beogradit, Aleksandër Fatiç dhe Vojin Rakiç

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përmes një dialogu të ndershëm e të qartë, pa u shitur marrëzira publikut serb, pa u shitur dokrra aktorëve ndërkombëtar. Dhe, veçanërisht, të mos mendohet se Washington-it mund t’ia hedhin. Një politikë e tillë ndoshta ka qenë e mundur gjatë Donald Trump, por më, me Joe Biden, jo, me Christopher Hill-in, jo, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken, jo”.

Kështu i’u drejtuan Qeverisë së Serbisë, dy filozofët, politologët dhe profesorët në Universitetin e Beogradit, Aleksandër Fatiç dhe Vojin Rakiç, përmes një shkrimi në bashkë-autorësi, ku elaboruan kërkesat amerikane ndaj Serbisë, të cilat do të pasojnë “tani-e-tutje”.

“Kosova”, shkruanë ata, “duhet të zgjidhet përmes një mënyre bashkarisht të kënaqshme, sepse, ky regjim, të gjithë shtegun e saj kriminal e ka shtruar mbi huat që ka marrë nga ShBA pikërisht me premtimet e rrema se ‘do ta zgjidhim problemin me Kosovën’”.

“Tani më i ka ardhur koha të jep përgjegjësi për mospërmbushjen e fjalëve të veta”, shtjellojnë filozofët serbë.

“Regjimi frikacak ka frikë nga bojkoti i opozitës dhe mundësisë se njëra nga partitë opozitare, pavarësisht parave që u ofrohen, pavarësisht privilegjeve që u ofrohen, do të vendosin ta dorëzojnë Vuçiçin dhe fansat e tij te Shtetet e Bashkuara: që kjo qeveri është imagjinare, që është e ndërtuar mbi korrupsion të disa lëvizjeve dhe partive satelite, dhe uzurpimin e plotë të të tri degëve të pushtetit prej një njeriu, njeri ky që udhëheq një shoqëri mafioze, mafi kjo që është themeli i shtirjes së ndikimit të tij, si dhe kriminalizimi masiv i institucioneve të trilluara dhe shantazhi ndaj të gjithë pjesëmarrësve në rendin shoqëror”, thotë ndër të tjera teksti në bashkë-autorësi të profesorëve.

Pikë së pari, thonë këta dy profesorë, është “trump” karta e Joe Biden, me emërimin e rinj të diplomatëve amerikanë.

“Tani më kemi dy figura kyçe në dy pozita kyçe në Serbi, edhe atë brenda adiministratës Biden: Gabriel Escobar dhe Christopher Hill”.

“Duhet ta kemi të qartë”, vijon tekti, se “premtimet e bëra nga, atëherë zëvendës-presidenti, e tash Presidenti, Joe Biden, për të cilën edhe ish-ambasadori në Beograd, tash zyrtar i Depatarmentit amerikan të Shtetit, Michael Kirby, kanë thënë në një intervistë për mediat serbe, edhe ato janë të qarta”.

“Regjimi duhet të tregojë vrasësit dhe ata që urdhëruan vrasjen e vëllezërve Bytyçi, edhe të qytetarëve amerikanë që u vranë pasi u nxorën nga burgu nga anëtarë të njësive speciale policore. Këta njerëz duhet të vihen para drejtësisë”, shkruajnë profesorët serbë.

“Regjimi gjithashtu duhet t’i sjellë para drejtësisë vrasësist e Vladimir Cvijan dhe Oliver Ivonaciçit”.

Kjo gjë, thonë këta dy filozofë, duhet të jetë “e qart si drita e diellit” për Vuçiçin, i cili “assesi nuk guxon të mendojë se mund të qëndrojë në pushtet duke luajtur politika të Sllobodan Millosheviçit në Ballkan”, e hiç më pak “kur rrezikon të kemi pasoja tragjike nga ShBA”.

Këta profesorë idenë e “Botës Serbe” e quajtën “konfabulim psikotik”.

“Vuçiç duhet ta ketë të qartë që nuk do të ketë Botë Serbe, kjo është psikozë konfabulatike e një populli që përbën këtë regjim kriminal, dhe asgjë më tepër. Serbia duhet të jetë pjesë e një boteje normale, ose me mirësi ose me forcë, thënë më butë, me disa goditje kamxhiku”, shkruanë ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore