Basketboll

Dy femra në NBA


Mbrëmjen e shkuar për herë të parë dy femra – Natalie Sago dhe Jenna Schroeder- kanë arbitruar bashkë një ndeshje në NBA, në sfidën Orlando Magic – Charlotte Hornets. “Është moment i rëndësishëm, jemi krenare që jemi pjesë e një organizimi që promovon personat në bazë të zotësisë e jo të gjinisë së tyre”, thanë ato pas ndeshjes.

Të shohësh një grua me bilbil në gojën e saj në një lojë basketbolli në NBA sigurisht që nuk është gjë e re, mbasi që nga viti 1997 klasa e gjyqtarëve në NBA mburret me praninë e grave në stafin e tij. Në atë kohë ishin Violet Palmer dhe Dee Kantner që u bashkuan me grupin e gjyqtarëve, por sonte shkoi më tej: Natalie Sago dhe Jenna Schroeder, në fakt, u bënë gratë e para që arbitruan një lojë NBA së bashku. Një moment i pashmangshëm, duke pasur parasysh se nga 76 arbitrat që janë pjesë e grupit këtë sezon, shtatë janë gra, numri më i lartë ndonjëherë për kampionatin amerikan.

“Është sikur ëndrrat e mia feministe u realizuan” – tha Schroeder pas lojës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore