Lajme

Duterte për Putin-in: Unë vras ​​kriminelë, jo fëmijë


Presidenti në ikje i Filipineve, Rodrigo Duterte kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo, për vrasjet e civilëve të pafajshëm në Ukrainë, duke thënë ndërsa të dy janë etiketuar si vrasës, ai “vret kriminelët, nuk vret ​​fëmijë dhe të moshuar”.

Duterte, i cili e konsideron haptazi Putin-in një idhull dhe mik, shprehu për herë të parë qortimin e tij mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke i bërë jehonë fjalës së tij të transmetuar të martën.

Ndër të tjera, ai bëri me faj luftën tre mujore për rritjen e çmimeve globale të naftës e cila ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.

Duterte nuk u pajtua me etiketimin e pushtimit nga Putin si një “operacion special ushtarak” dhe tha se ishte me të vërtetë një luftë në shkallë të plotë e zhvilluar kundër “një kombi sovran”.

“Shumë thonë se Putin-i dhe unë jemi të dy vrasës. Unë ju kam thënë prej kohësh filipinasve se unë vërtet vras. Por unë vras ​​kriminelët, nuk vras ​​fëmijë dhe të moshuar”, tha Duterte gjatë një takim javor televiziv me zyrtarë kryesorë të kabinetit.

Duterte, i cili do të japë dorëheqjen më 30 qershor, ka kryesuar një goditje brutale kundër drogës që ka lënë të vdekur më shumë se 6 mijë të dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore